Nuk do të ketë sërish gjykim për rastin “Lagja e Trimave”

Rasti “Lagja e Trimave” nuk do të shkojë në gjykim të sërishim për arsye se Gjykata e Lartë vendosi ta vërtetojë vendimin gjyqësor të Gjykatës së Apelit.

Marketing

“Ankesat e të akuzuarve refuzohen si të pabazuara”, thuhet në vendimin gjyqësor të Gjykatës së Lartë.

Sipas vendimit gjyqësor, shumica e të akuzuarve kanë burg të përjetshëm për rastin “Lagja e Trimave”. 13 të pandehur kanë burg me 40 vite, 5 persona u dënuan me 20 vjet burgim, një person 18 vjet burg dhe nga dy të akuzuar u burgosën me 14, 13 dhe 12 vjet.

Katër të tjerë u liruan për shkak se prokuroria nuk dha mjaftueshëm dëshmi.