Nuredini folësi kryesor në konferencën e “Rrethit të gjelbër ekonomik“ në Vjenë

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, do të drejtohet sonte, si folësi kryesor, së bashku me ministren federale të Austrisë për dixhitalizimin dhe çështjet ekonomike Margaret Shrambok, në konferencën “Rrethi i gjelbër ekonomik” në Vjenë. Konferenca i kushtohet prezantimit dhe lidhjes së politikave të qëndrueshme, inovative dhe të gjelbra, ideve të biznesit, produkteve dhe kompanive. Në fjalimin e tij, Ministri Nuredini do të flasë për zbatimin e agjendës së gjelbër të Ballkanit Perëndimor në Republikën e Maqedonisë së Veriut, përkatësisht lidhjen e angazhimit të klimës me masat e gjelbra për rimëkëmbjen nga kriza Covid 19.

Marketing

Më shumë detaje rreth konferencës mund të gjeni këtu.