Osmani: Duhet të mbahet përgjegjësi për masakrën e Buçës në Ukrainë

Kryesuesi i OSBE-së dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani mbajti fjalim në Samitin e Buçës në Ukrainë me të cilën mbështeti Deklaratën e Buçës së përgjegjësisë për krimet e kryera në territorin e Ukrainës.

Marketing

“Qyteza e Buçës në afërsi Kievit është kthyer në kujtesë të trishtuar të disa prej krimeve të kryera nga agresioni rus, ku më shumë se 460 njerëz u vranë gjatë muajit mars të vitit të kaluar”, u shpreh Osmani.

Ai theksoi se sot mbushet një vit nga çlirimi i Buçës dhe masakra aty është një tregues i qartë se paqja dhe dinjiteti njerëzor nuk janë gjithmonë të garantuara.

“Si Kryesues i OSBE-së, nënvizova se përgjegjësia duhet të mbizotërojë dhe bashkësia ndërkombëtare nuk mund të heshtë dhe të lejojë që autorët të mbeten të pandëshkuar. Por, përdërisa kërkojmë drejtësi, duhet të sigurohemi që viktimat e këtyre krimeve të mos harrohen”, shprehet Osmani.

Marketing