Osmani: Maqedonia është dosje perfekte, test për kredibilitetin e BE-së

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot sërish ka komentuar mbajtjen eventuale të konferencës së parë ndërqeveritare me BE-në, transmeton Alsat.

Marketing

Sipas tij, Maqedonia e Veriut ka kryer të gjitha obligimet dhe se mbetet që Bashkimi Evropian të përmbush premtimet në procesin e zgjërimit.

“Maqedonia e Veriut jo që ka plotësuar kushtet minimale, ka tejkaluar nivelin minimal të plotësimit të kushteve dhe është renditur në vend të parë në rajon , qoftë në kritere politike, qoftë në kritere ekonomike…thjesht është një dosje perfekte dhe prandaj them se është shndërruar në test për kredibilitetin e procesit të zgjerimit. Gjithçka tjetër nuk është në dorën tonë. Interesi i gjeneratave të ardhshme nga integrimi në BE është më i madh se frustracioni që i ndjejmë ne si gjeneratë në përpjekje për të siguruar integrimin në Bashkimin Evropian”, deklaroi Osmani.