Sot, zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, vizitoi Komunën e Tetovës, ku realizoi takim me kryetarin e Komunës, Bilall Kasami.
Gjatë takimit u diskutua për projektet që janë ndarë për këtë komunë nga Qeveria dhe konkretisht nga Ministria e Mjedisit. Disa nga projektet janë në fazë realizimi, ndërsa për disa prej tyre procedurat tashmë kanë nisur.
Në këtë drejtim, Mexhiti informoi se në Buxhetin për vitin 2025 të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor janë ndarë mjete për komunën e Tetovës për rikonstruimin e rrjetit të ujësjellësit në fshatin Poroj, me vlerë prej 25 milionë denarësh dhe vendosjen e gardhit mbrojtës në lumin Shkumbin, në pjesën e papërfunduar në Tetovë, me vlerë prej 9 milionë denarësh.
Gjithashtu, me fondet e siguruara nga Banka Evropiane e Investimeve është planifikuar që në vitin 2025 të fillojë realizimi i projektit rikonstruimin i gypit të ujësjellësit për furnizimin me ujë të qytetit të Tetovës, në vlerë prej 64 milionë denarë.
Nga Programi për shfrytëzimin e mjeteve për dotacione kapitale për njësitë e vetëqeverisjes lokale për projektet infrastrukturore në fushën e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor për vitin 2024, komunës së Tetovës i janë ndarë mjete për realizimin e këtyre projekteve për të cilët pritet lidhja e marrëveshjeve me furnizuesin më të volitshëm: Rikonstruimi dhe zgjerimi i rrjetit primar të ujësjellësit për vendbanimin “JashtëVardarit” në Tetovë me vlerë të përgjithshme diçka më shumë se 15 milionë denarë dhe Rikonstruksioni i gypit të ujësjellësit të sistemit për furnizim me ujë të qytetit të Tetovës nga burimi i Kodrës së
Diellit deri te rezervuari në Tetovë, në vlerë...