Parashikimi i motit

Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare. Rreth mesditës do të ketë kushte për paraqitje të izoluar të motit jostabil me të reshura të shkurta dhe bubullima. UV indeksi do të jetë 8, informojnë nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike.

Marketing

Temperatura e mëngjesit do të sillet në interval prej 11 deri në 20 gradë, ndërsa ajo e ditës nga 24 deri në 36 gradë Celsiusë.

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë me diell dhe vranësira mesatare. Temperatura minimale do të ulet në 17 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 33 gradë Celsiusë.