Përhapet Omicron në RMV, 9 pacientë rezultojnë pozitiv

Ministria e Shëndetësisë bënë me dije se në laboratorin e virologjisë të Institutit të Shëndetit Publik janë kryer analizat për zbulimin e llojit Omicron të virusit SARSCoV2, shkruan Alsat.

Marketing

Në laborator janë bërë 24 mostra pozitive për SARSCoV2, mostrat janë nga pacientë nga Shkupi, Koçani, Velesi, Gjevgjelia dhe Bogdanci.

Nga numri total i testuar, në 9 pacientë është zbuluar varianti i virusit Omicron, që përbën 37,5% të mostrave pozitive.

Të gjithë pacientët pozitivë janë nga Shkupi, ndërsa një nga Koçani./