VMRO-DPMNE: Qeveria ka dështuar në planin energjetik

VMRO-DPMNE thotë se me LSDM-në dhe BDI-në në qeveri nuk ka ardhmëri për sektorin energjetik në vend. Nga partia më e madhe opozitare shprehen se pushteti po gënjen popullatën se energjia elektrike do të shtrenjtohet për 10%, por se çmimi do të rritet për 15%.

Marketing

“Rritja e çmimit të energjisë elektrike dhe heqja e tarifës së lire gjatë ditës, do të shkaktojnë varfërim të buxhetit familjar për më shumë se 15%. Gjithë kjo në kombinim me veç më çmimet e shtrenjtuara të ushqimit nëpër markete është dëshmi e mjaftueshme se LSDM e shkrumboi Maqedoninë. Dhe e gjithë kjo po ndodh sepse LSDM ka menduar vetëm për tenderët në REK Manastir, në vend që të kujdeset për krizën për të ndihmuar konsumatorët e mëdhenj dhe për të shpëtuar ekonominë vendase.”,- u shpreh Stefçe Antovski nga VMRO-DPMNE.