Përmbytjet në Itali, qeveria miraton 2 mld euro ndihmë emergjente për zonat e prekura

Pas një dite diskutimesh në nivel politik dhe teknik mes ministrive, qeveria po përgatitet të nisë një paketë ndërhyrjesh për emergjencën e shkaktuar nga përmbytjet në Emilia Romagna.

Marketing

Është miratuar paketa për ndihmë emergjente në vlerë prej mbi 2 miliardë eurosh, për të ndihmuar zonat e prekura nga vërshimet në rajonin verior Emilia-Romana, njoftoi kryeministrja Giorgia Meloni.

“Masat e para janë për emergjencat, për të përjashtuar kompanitë dhe qytetarët nga taksat, për të ndalur të gjitha detyrimet që njerëzit dhe bizneset nuk mund të kryejnë. Pas kësaj duhet të punohet për dëmshpërblim dhe rindërtim, por kjo kërkon një vlerësim të plotë të dëmit.

Duhet të punohet edhe për thjeshtimin e procedurave dhe kjo është ndoshta një nga gjërat më strategjike tani” nënvizoi Meloni.

Të paktën 15 persona vdiqën si pasojë e vërshimeve dhe pothuajse një javë pas kësaj katastrofe natyrore, edhe afër 23.000 mijë persona ende mbeten të pastrehë dhe disa qytete vazhdojnë të jenë të vërshuara.

Ndërkaq, mijëra hektarë tokë, veçmas toka bujqësore, janë shkatërruar si pasojë e vërshimeve.