Përzgjedhja e ministrive, Taravari: Na dhanë ato ku ish-ministrat s’e kryen punën

Kteu i Ash-së Arben Taravari, mohoi se ka pasur insistim nga ana e tyre për marrjen e ministrive të caktuara. Përkundrazi, ai informoi se atyre u janë ofruar ministri për punën e të cilave qeveria nuk ka qenë e kënaqur.

Marketing

“Natyrisht ne nuk mund të bisedojmë me të gjitha partitë e shumicës, por do të bisedojmë me kryeministrin dhe ne nuk kemi insistim këtë ministri apo atë ministri. Ato ministri për të cilat ato nuk ishin të kënaqur dhe ishin të gatshëm që t’i ndryshojnë, të bëjnë ndryshimet e caktuara dhe ne ku kishin resurse njerëzore kemi arritur marrëveshje që t’i kemi këto tre ministri që do t’i udhëheqim në periudhën e ardhshme.”, – theksoi kryetari i ASh-së, Arben Taravari.

Sa i përket kritikave dhe akuzave të shumta nga ana e VMRO-DPMNE-së drejt ASh-së, Taravari theksoi se me këtë retorikë anti-shqiptare VMRO vetëm po dëmton veten, pasi pas zgjedhjeve të ardhshme nuk do të mund të gjejë një partner shqiptar për të bashkëpunuar.