Kosova do të luaj me Maqedoninë e Veriut në Shkup në ndeshjen gjysmëfinale të Play-offit të Ligës së Kombeve që siguron një vend për Kampionatin Evropian.
Pesë futbollist shqiptar pritet të paraqiten në formacionin startues të Maqedonisë kundër Dardanëve.
Trajneri Igor Angelovski, i cili i ka në dispozicion gjashtë futbollistë shqiptarë, ku vetëm njëri do të jetë rezervist.
Rreziku kryesor për Dardanët pritet të jetë Enis Bardhi derisa Maqedonisë i mungon Elif Elmas që është izoluar për shkak të koronavirusit.
Më poshtë formacioni i mundshëm i Maqedonisë kundër Kosovës!
Dimitrievski; Ristovski, Musliu, Velkovski, Alioski; Ademi, Spirovski; Trajovski, Bardhi, Hasani; Pandev.