Duhanpirësit e dinë mire sa e shijojnë një cigare pas ushqimit. Ata mezi presin të kryejnë këtë “ritual” menjëherë pas përfundimit të vaktit. Por, a i dini rreziqet e këtij veprimi?
Studiuesit nuk rekomandojnë që duhani të pihet direkt pas konsumimit të ushqimit. Siç thonë ekspertët, rreziku i pirjes së duhanit menjëherë pas ushqimit është tepër i lartë, sepse një cigare në këtë moment është e barasvlershme me dhjetë të tilla.
Gjithashtu, pirja e duhanit direkt pas ngrënies ka gjasa të irritojë zorrët.
Bëni kujdes me kohën kur ndizni cigaren, sepse një e tillë pas një racioni, rrit në mënyrë dramatike rrezikun e kancerit të zorrëve dhe kancerit të mushkërive! Është e rekomandueshme që të prisni të paktën deri në 20 minuta pas ngrënies.
Gjithashtu, edhe frutat nuk duhen ngrënë direkt mbas vakteve, sepse nga ngarkesa e stomakut do të treten me vështirësi dhe do të çlirojnë toksina, të cilat krijojnë celulitin.