Plani aksional, Osmani: Drejt finalizimit, parashikon qasje racionale

Plani aksional i Maqedonisë së Veriut për tejkalim të ndasive me Bullgarinë është drejt finalizimit, ka deklaruar Ministri për Punë të Jashtme Bujar Osmani. Kanë mbetur të definohen edhe detajet teknike të kohëzgjatjes së projekteve, pasi plani I veprimit do të shtrihet në bashkëpunim midis ministrive të dy vendeve në sektorë të ndryshëm. Sipas Osmanit synohet qasje racionale dhe kthim të besimit midis dy vendeve që dialogu maqedono – bullgar të ec përpara.
“Përderisa ekzistojnë ato ndasi, ne duhet të vazhdojmë bisedimet dhe s’duhet të lejojmë që kjo të shndërrohet në një konflikt të ngrirë i cili vetëm se do të përkeqësojnë besimin dhe gjetjen e zgjidhjes. Qasja ime është të komunikohet, por tani të vëmë theksin atje ku kemi më pak ndasi, pasi që ato sektorë s’duhet të jenë viktimë e ndasive. Të krijojmë bazën e besimit që më pas më lehtë të bisedojmë edhe për çështjet të cilat ngërthejnë në vete më shumë emocione. Qasja  që të bisedohet vetëm për këto tema, dëshmoi se është më e komplikuar.”,- deklaroi ministri i punëve të jashtme, Bujar Osmani.