Autoritetet e qytetit në Ohër kanë vënë në dispozicion të gjitha kapacitetet e Komunës për të kapërcyer pasojat e stuhisë që goditi sot rajonin.
Kryetari i Komunës Kirill Pecakov pas mbledhjes ugjente në Shtabin e krizë, ku morën pjesë edhe drejtorët e ndërmarrjeve publike komunale, theksoi se Komuna po përballet me sfidë serioze dhe se po punohet intensivisht për normalizimin e situatës.
“Nga informacionet fillestare që kemi, qarkullimi është i vështirësuar në rrugë të caktuara për shkak të reshjeve të dendura dhe sasisë së madhe të ujit që ende po rrjedh, ka raporte për përmbytje të shtëpive, oborreve, dhe dëmet në të mbjellat padyshim do të jenë të mëdha sepse stuhia, e cila zgjati më shumë se gjysmë ore, u pasua nga breshëri në madhësinë e lajthive dhe arrave”, tha Pecakov.
Advertisements
Ai shtoi se të gjitha pompat për kullimin e ujit që disponon komuna janë vënë në dispozicion të Njësisë Territoriale të Zjarrfikjes Ohër, ku në disa pjesë raportohen edhe përmbytjet më të mëdha.
Foli edhe kryetari i Komunës së Debërcës, Zoran Nogaçeski, i cili theksoi se dëmet në kulturat bujqësore janë të mëdha.
Ai i bëri thirrje Qeverisë dhe Ministrisë së Bujqësisë që të sigurojnë mjete nga Fondi i Intervenimit për Bujqësi për kompensimin e fermerëve, duke apeluar për zgjidhje sistematike të problemit të sigurimit të të korrave nga fatkeqësitë natyrore, të cilat, siç theksoi, do të bëhen më të shpeshta për shkak të ndryshimit të klimës.