Polemika në Angli, Broja zemërohet me vlerësimin për shpejtësinë (VIDEO)

EA Sports është padyshim loja më e famshme kompjuterike për futboll. Tradicionalisht lojtarët aty vlerësohen për cilësinë, shpejtësinë, teknikën apo aftësitë sulmuese dhe mbrojtëse.

Marketing

Së fundmi, në Angli ka nisur një polemikë, që lidhet me yllin kuqezi, Armando Broja. Sipas zhvilluesve të lojës, shpejtësia e sulmuesit shqiptar është 74.

Një vlerësim aspak i drejtë, me të cilin as 22-vjeçari nuk është pajtuar. Në momentin kur ka zbuluar statistikat, Armando Broja, i mbështetur edhe nga shokët e ekipit te Chelsea u shpreh se shpejtësia e tij duhej të ishte të paktën 90.