Presidenti i SHBA-ve Joe Biden vaksinohet live kundër COVID-19 (Video)

Presidenti i zgjedhur në SHBA, Joe Biden është vaksinuar live kundër Covid-19.

Marketing

Pamjet janë transmetuar nga Newark, Delaware. Nga pamjet duket se në krah presidentit i qëndronte bashkëshortja Jill Biden.

Duke dhënë shembull për qytetarët njëlloj si figura të tjera publike, Biden-it iu injektua doza e parë e vaksinës së Pfizer gjatë një transmetimi televiziv këtë të hënë.

Presidenti i zgjedhur u vaksinua në spitalin ChristianaCare dhe injektimi iu bë nga Tabe Masa, infermiere dhe drejtuese e Shërbimeve Shëndetësore të Punonjësve.

“Ajo që unë dua të them është se ua kemi shumë borxh këtyre njerëzve,” tha Biden pasi bëri vaksinën. “Shkencëtarët dhe njerëzit që e bënë këtë të mundur, punonjësit e vijës së parë, njerëzit që ishin ata që në të vërtetë bënë punën klinike, kjo është thjesht e mahnitshme. Do të doja të kishim kohë për të shkuar në të gjithë spitalin për të parë sa të zënë dhe të pabesueshëm që jeni të gjithë. Dhe ju detyrohemi shumë.”.

Ky lloj vaksinimi i transmetuar live në media është bërë në mënyrë që t’u tregohet amerikanëve që vaksinat janë të sigurta dhe mund të nisin procesin e injektimit të qetë.

blob:https://www.facebook.com/f8eedcec-251d-414e-a7c0-d5fc58ab4c2b