Presidenti i Ukrainës: Vatikani, vend ideal për takim me Putinin

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, theksoi se Vatikani është vend ideal për një takim me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zelensky, në intervistën për gazetën italiane La Repubblica, tha se do të zhvillohet takimi i tij me Putinin dhe se kjo është e nevojshme për të përfunduar luftën në Donbas.

Në lidhje me pyetjen nëse vendtakimi do të jetë Vatikani, Zelensky u përgjigj se, Vatikani është vend ideal për bisedime të paqes.

Marketing

Ai tha se Vatikani është i paanshëm dhe për këtë shkak ndahet nga “lojtarët” të tjerë.

Zelensky, më 26 prill kishte njoftuar se i ka dhënë udhëzim Shefit të Zyrës Presidenciale të Ukrainës, Andriy Yermak, që të organizojë një takim me Putinin.



. .