Presidentja sllovake Çaputova dhe kryediplomati holandez Hukstra, vijnë në Shkup

Presidentja sllovake Zuzana Çaputova për vizitë në vend Presidenti Stevo Pendarovski sot do të jetë nikoqir i presidentes së Republikës Sllovake, Zuzana Çaputova, e cila do të qëndrojë për vizitë dyditore zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Marketing

Siç paralajmëruan nga kabineti i presidentit, presidentja sllovake do të pritet me nderime më të larta shtetërore dhe ushtarake, pas çka do të vijojë takim tet-a-tet mes presidentëve dhe takim plenar i delegacioneve.

Në kuadër të vizitës, në kishën “Shën Shpëtimi” në Shkup presidentja Çaputova dhe presidenti Pendarovski do të vendosin kurora me lule në varrin e Goce Dellçevit.

Gjithashtu presidentja Çaputova dhe delegacioni sllovak në pllajën para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut do t’i presë edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski.