Prespa Forum Dialogue/ Shtohet lista e atyre që lavdërojnë dhe urojnë Bujar Osmanin

Ambasadori i BE-së në Maqedoninë e Veriut, David Geer e ka uruar Ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmanin, për organizimin e suksesshëm të Prespa Forum Dialogue.

“Uroj Bujar Osmanin dhe Qeverinë e RMV-së për organizimin e suksesshëm të Forumit të parë “Prespa Forum Dialogue”. Mesazhet nga BE ishin të qarta: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor qëndron në Bashkimin Evropian”, ka shkruar Geer në Tweeter.

Urata dhe lëvdata për Forumin më të madh të organizuar ndonjëherë në Maqedoninë e Veriut, kryediplomati Osmani ka marrë edhe nga krerë të lartë politik nga Evropa dhe rajoni.

Marketing