Problemet s’kanë të ndalur për Juventusin, barazojnë me Atalanta

Ka përfunduar ndeshja në mes Juventusit dhe Atalantas.
‘Zonja e Vjetër’ ka ndarë pikët me Atalanta, pas barazimit 3:3, shkruan lajmi.net.

Marketing

Gjatë 90 minutave u krijua një lojë fenomenale.

Atalanta kaluan së pari në epërsi, duke shënuar qysh në minutën e 4’.

Ishte Ademola Lookman ai që kaloi përpara mysafirët.

Juve barazuan gjithçka me Angel Di Maria, argjentinasi u tregua i saktë nga penalltia.

Kurse, golin e epërsisë për ‘Bianconerët’ e realizoi Arkadiusz Milik.

Polaku shënoi në minutën e 34’.

Kështu pjesa e parë u mbyll 2:1 në favor të Juves.

Edhe pjesa e dytë ishte tejet interesante, ku u shënuan tri gola.

Në minutën e 46’ ishte Joakim Maehle ai që shënoi dhe barazoi shifrat..

Teksa Atalanta arritën edhe të rikthejnë epërsinë në favor të tyre.

Në minutën e 53’ Lookman shënoi për rezultatin 2:3.

Megjithatë, Juventusi nuk u ndalë dhe barazuan shifrat.

Pas këtij barazimi Juve pozicionohen në vendin e nëntë me 23 pikë, kurse Atalanta janë në vendin e pestë me 35 gjthsej.