Prokuroria gjermane nis hetimet për krime lufte të kryera nga rusët në Ukrainë

Prokurori federal i Gjermanisë ka hapur një të ashtuquajtur “hetim strukturor” për krimet e dyshuara të luftës të kryera nga forcat ruse në pushtimin e Ukrainës.

Marketing

Kështu tha kjo zyrë në një përgjigje për CNN, transmeton lajmi.net.

“Zyra e Prokurorisë Federale ka hapur një të ashtuquajtur hetim strukturor në lidhje me konfliktin e armatosur ndërkombëtar midis Rusisë dhe Ukrainës”, thuhet në përgjigje.

“Ka indikacione konkrete se krimet e luftës mund të jenë kryer tashmë, në veçanti krimet e luftës që përfshijnë përdorimin e metodave të ndaluara të luftës kundër civilëve ukrainas si dhe objekteve civile,” thuhet tutje në përgjigje.

Por çka do të thotë “hetimi strukturor”?

Një hetim strukturor nuk synon të dyshuar të veçantë, por ai synon të mbledhë prova për krimet e dyshuara dhe të identifikojë strukturat pas tyre. Provat më pas mund të përdoren në procedurat penale të ardhshme kundër të dyshuarve individual.