PS shpall fitoren në njësinë 3/ Veliaj: Mandatin na i kanë dhënë për t’ju shërbyer, jo përçarë! Ja ftesa për opozitën

Partia Socialiste ka shpallur fitoren edhe në njësinë 3 në Tiranë. Së bashku me kandidaten për deputete në këtë njësi, Klotilda Bushka kryetari i bashkisë Erion Veliaj ftoi opozitën për bashkëpunim.

Veliaj u shpreh se janë votuar nga qytetarët për t’i shërbyer atyre dhe jo për t’i përçare.

“Jemi këtu për ata që flet vetë, për fitoren e njësisë 3 në Tiranë. Dua të falënderoj ata që shërbyen me pasion, numërues, komisionerë dhe patreonazhistë. Jam mirënjohës dhe mezi pres që ti rikthehem punës, pas takimit me Ramën, në një fjalim falënderimi.

Marketing

Duke filluar nga sot ne i shtrijmë dorën kundërshtarëve, ne kemi bindje të ndryshme por ne jemi shqiptarë dhe ndajmë të njëjtat ambicie. Do ti garantojmë qytetarët e njësisë tre, ne na kanë dhënë një mandat që t’ju shërbejmë dhe jo përçajmë. Pikërisht se besojmë tek politika që bashkojmë, prandaj vonohemi. Në finale na bashkon Tirana dhe Shqipëria”, u shpreh Veliaj.