Qeveria miraton konkluzionet e Kuvendit, Kovaçevski: Pas 17 vitesh u hap rruga drejt BE-së

Kryeministi Kovacevski tha se qytetarët edhe në kuvend, dhe gjatë sjpegimeve paraprake, e panë se qeveria përkushtohet në përmirësimin e jetesës së tyre dhe antarësimit në BE teksa opozita fliste për patriotizëm të rrejshëm e skenare të errta, e këtë e bënë për interesa të huaja e jo interesat e vendit.

Marketing

“Me këtë vendim fillojmë procesin e fillimit të negociatave ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe BE-së. Me këtë seancë qeveritare përfundojmë një tjetër hap objektivisht historik për vendin tonë. Ne sot i thamë po përforcimit të identitetit, gjuhës e vecorive maqedonase, po për një shtet multietnik të integruar.”, tha kryeministri Dimitar Kovacevski.

Ripotencoi se askush nuk flet për gjuhën dhe identitetit e këtë qytetarët duhet ta kenë të qartë, se më në fund pas 17 vitesh, Maqedonia e Veriut arriti atë që aq shumë e ka pritur. Falenderoi Mariqiqin e Osmanin për punën e bërë për avancimin e pozitave shtetërore.

“Falenderojmë Mariçiqin dhe Osmanin për angazhimin e tyre në ruajtjen dhe avancimin e pozitave shtetërore. Sot kemi një kornizë negociuese në të cilën mbrohet gjuha dhe identiteti maqedonas, jashtë saj janë çështjet historike dhe jemi një hap larg mbajtjes së seancës së parë ndërqeveritare. Prej këtu, nga sot e tutje, ne po ecim përpara me një hap të përshpejtuar drejt BE-së.”, tha Kovaçevski.

Duke komentuar mosvotimin e Pavle Tranajovit, Kovacevski tha se gjithkush ka të drejtë të veprojë ashtu si mendon por koalicioni qeveritar është i sigurt. Ftoi për unitet e besim, për angazhim për një jetë më të mirë, zhvillim e një shtet multietnik, qytetar e europian.