Qeveria e Maqedonisë së Veriut siguron se qytetarët me xhiro-llogari të bllokuar do të marrin ndihmën prej 6.000 denarë.
Siç ka njoftuar shërbimi qeveritar, lista e përditësuar e shfrytëzuesve është publikuar dhe janë vendosur të gjithë kategoritë e qytetarëve të cilët do marrin ndihmën prej 6.000 denarëve .
“Vazhdon procesi i përpunimit të ankesave. Qytetarët udhëzohen të kontrollojnë në ueb-faqen www.kupuvamdomasno.gov.mk. Ata qytetarë që janë me xhiro-llogari të bllokuara, sipas ligjit, do të ridërgohen në bankë në të cilën ka mundësi teknike për të paguar mjetet në llogari të posaçme”, kanë thënë nga qeveria.
Nga qeveria shtojnë se kanë bërë gjithçka që qytetarët të lirohen nga procedurat administrative me qëllim mjetet të arrijnë tek qytetarët në afat sa ma të shpejt.