Raketa kineze del jashtë kontrollit! Spanja mbyll hapësirën ajrore

Shumë aeroporte spanjolle kanë mbyllur hapësirën e tyre ajrore menjëherë pasi u njoftuan se një rakete kineze ka dalë jashtë kontrollit.

Marketing

Fluturimet në dhe nga Barcelona, ​​Tarragona, Ibiza dhe Reus janë ndalur për një periudhë fillestare nga 40 minuta deri në tre orë në varësi të situatës.

Një zëdhënës i Agjencisë së Mbrojtjes Civile të Katalonjës konfirmoi: “Për shkak të rrezikut që lidhet me kalimin e objektit hapësinor CZ-5B që kalon hapësirën ajrore spanjolle, fluturimet janë kufizuar plotësisht.

Edhe kontrollorët spanjollë të trafikut ajror postuan në Twitter se “Eurocontrol i ka informuar për rihyrjen e pakontrolluar të një rakete kineze në atmosferën e Tokës”.

Kina nisi pjesën e tretë dhe të fundit të stacionit të saj të ri hapësinor Tiangong të hënën dhe kishte dhenë paralajmërime për objektin 23 tonësh të raketës që do të zbriste në Tokë, me Spanjën të identifikuar si një nga vendet në rrugën e saj.

Modulari, i quajtur Mengtain, shpërtheu në hapësirë ​​nga qendra e nisjes satelitore Wenchang në provincën jugore të ishullit Hainan.