Rama: Basha president kur Berisha të fitojë ‘Oscar’

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i është përgjigjur të mërkurën pyetjeve të gazetarëve nëse ekziston mundësia që Lulzim Basha të bëhet president.

Marketing

”Lulzim Basha mund të bëhet President i Republikës me votat e kësaj shumice aq sa Sali Berisha mund të fitojë çmimin OSCAR”, u shpreh Rama pas përfundimit të mbledhjes së Asamblesë së PS-së.

“Kemi nisur një proces, ka një skuadër të mandatuar nga Kryesia e PS për të hapur kanal komunikim me forca, grupe, individë në Parlamentin e Shqipërisë që përfaqësojnë anën tjetër e cila është një anë me copa dhe me çika, por këtë nuk e kemi zgjedhur ne”.

“Dhe ne ndërkohë kemi hapur proces të brendshëm pasi është hera e parë që PS i ka votat për të zgjedhur Presidentin dhe nuk varet nga votat e të tjerëve, kështu që dhe përgjegjësia është e jashtëzakonshme për t’i dhënë Shqipërisë një president normal”.