Regjim i veçantë i komunikacionit në Shkup

Në organizimin e SOS Fshatit të Fëmijëve, sot do të mbahet një garë humanitare IT, në të cilën do të marrin pjesë punonjës nga kompanitë e IT-së.

Marketing

Gara do të fillojë në orën 09:00 nga shtegu i biçikletave në kejin e Vardarit pranë hotelit “Aleksandar Palas”, dhe do të përfundojë në parkun Avionçe në Lisiçe të Re rreth orës 12:00.

Në fund të garës do të mbahet një aktivitet njëorësh, qëllimi i të cilit do të jetë afrimi i pjesëmarrësve në garë me fëmijët dhe të rinjtë e mbështetur nga SOS Fshati i Fëmijëve.

Për shkak të garës në kryeqytet, Ministria e Punëve të Brendshme njofton se do të vendoset një regjim i veçantë qarkullimi.

“Rruga e lëvizjes shtrihet përgjatë një pjese të shtegut të biçikletave në kejin e lumit Vardar, duke filluar nga ura e Vardarit në Bul. “8 Shtatori”, afër hotel “Aleksandar Palas”, deri te ura e Vardarit në bul. “Kiro Gligorov”, në afërsi të hotelit “Hilton”, njofton MPB.