Rektori Prof. Dr. Vullnet Ameti i priti në takim sportistet e klubit të volejbollit “Universiteti i Tetovës”

Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti, sot në kabinetin e tij e priti në takim ekipin e volejbollit për femra të Universitetit të Tetovës. Në këtë takim ishin të pranishëm menaxherja e klubit, Doc. Dr. Laureta Abazi së bashku me ndihmëstrajnerët Naim Abazi, Flaurent Islami si dhe volejbollistet.

Marketing

Qëllimi i këtij takimi ishte dorëzimi i trofeut të kupës që klubi i volejbollit për femra “Universiteti i Tetovës” e fitoi në këtë kampionat. Kupën dhe medaljen e parë të klubit të fituar në këtë kampionat, Rektorit të Universitetit të Tetovës ia dorëzoi kapitenia e skuadrës, Elinda Jonuzi.

Rëndësi e veçantë në këtë takim iu kushtua edhe rezultateve dhe të arriturave të klubit që nga themelimi e deri më sot. Rektori i UT-së e vlerësoi punën e klubit duke shtuar se Universiteti i Tetovës nuk do ta kursejë mbështetjen për klubin.

Menaxherja e klubit, Doc. Dr. Laureta Abazi tha se skuadra që ajo menaxhon është shumë mirënjohëse për mbështetjen dhe kushtet që u janë ofruar. Sipas saj, viteve në vazhdim me këto mundësi që ka krijuar kjo skuadër do të vijojë të forcohet.

Po ashtu u tha se sukseset e klubit nuk duhet të ndalen dhe se në të ardhmen duhet mbështetje nga të gjithë për një qëllim të vetëm, të ngrihet kultura sportive në nivelin më të lartë dhe të shënohen suksese.