Ribalanci i Buxhetit në Kuvend nga java e ardhshme

Ribalanci i Buxhetit me siguri do të gjendet para Komisionit kuvendor për financim dhe buxhet më 18 shtator, informojnë nga Kuvendi.

Marketing

Të ardhurat e përgjithshme të Buxhetit janë planifikuar në nivel prej 210,5 miliardë denarë, derisa të dalat e përgjithshme janë përcaktuar në vlerë prej 228,3 miliardë denarë. Në këto korniza të planifikimit të të ardhurave dhe të dalave, deficiti mbetet i pandryshuar lidhur me Buxhetin e planifikuar me atë themelor, gjegjësisht është me vlerë të pozicionuar prej 17,7 miliardë denarë apo 2,5 për qind të BPV-së.

Me ribalancin e Buxhetit janë ndarë 400 milionë denarë për subvencionimin e rritjes së pagave në sektorin privat, 200 milionë denarë për masa aktive për punësim, mjete shtesë për mbështetjen e bujqësisë, 193 milionë denarë për furnizim të ilaçeve për sëmundje të rralla dhe insulinë, 193 milionë denarë për mbrojtjen e sistemit të kolektorit të Liqenit të Ohrit, për pagesën e kthimi të TVSH-së….

Për shkak të realizimit të investimeve të caktuara kapitale nga fillimisht të planifikuarat 25,9 miliardë janë ulur pozicione të caktuara te të dalat kapitale të shfrytëzuesve buxhetorë te të cilët është evidentuar dinamikë e ngadalësuar në realizim. Ulja e përgjithshme e investimeve kapitale arrin 50 milionë euro.

Sipas Qeverisë, me ribalancin vazhdon të shpërndahen më shumë para te qytetarët, gjegjësisht është përfshirë rritja e pagave në administratën publike, shëndetësi, arsim, kopshte, kulturë, polici, mbrojtje dhe në veprimtari të tjera në administratën publike.

Është paraparë edhe transferim për Fondin për Sigurim Pensional dhe Invalidor, gjegjësisht 815 milionë denarë ndaj shoqatave të pensionistëve të shtyllës së dytë pensionale.

Debati në Komision, konform me Rregulloren e Kuvendit zgjat 10 ditë, pas çfarë propozimi shkon në seancë plenare.

Seancën e Komisionit kuvendor për financim nuk do ta udhëheqë kryetarja Liljana Kuzmanovska, e cila këtë periudhë është në udhëtim zyrtar.