Rita Ora duket shkëlqyese me fustanin e saj me xixa, teksa performon para mijëra fansave në Monte Carlo

Së fundmi ajo ka shijuar një udhëtim në Paris me të fejuarin e saj Taika Waititi, i cili gjithashtu është parë në kryeqytetin francez me dy vajzat e tij.

Marketing

Dhe Rita Ora u rikthye në realitet të dielën teksa u ngjit në skenë në Festivalin Veror të Monte Carlos, shkruan DailyMail.

Këngëtarja 31 vjeçe, dukej sensacionale teksa nxirrte në pah këmbët e saj të tonifikuara me një mini-fustan me xixëllimë dhe shkëlqim.

Fustani me një shpatull i Ritës ishte i dizajnuar me modele rrethore në ngjyrat kafe dhe e gjelbër.

Duke e rritur gjatësinë e saj, Rita veshi një palë çizme të zeza me taka, ndërsa e rriti shkëlqimin e pamjes me një palë vathë ari.

Interpretuesja e hitit “Body On Me” zgjodhi të vishte fustanin e saj të karamelit në një stil të hijshëm që i binte mbi supet gjatë performancës së saj.

Pas disa ditëve pushimi që shijoi në paris, Rita ishte në formë të mirë teksa ecte në skenë dhe tregonte lëvizjet e saj të mrekullueshme të trupit për fansat e saj.