Rodri: Ëndërr e realizuar

Mesfushori spanjoll, Rodri, që vendosi finalen e Ligës së Kampionëve të shtunën, është shprehur shumë i lumtur për suksesin me Cityn.

Marketing

Ai realizoi golin e vetëm në fitoren e madhe 1:0 ndaj Interit.

“Emocionale. Një ëndërr e realizuar. Të gjithë tifozët kanë pritur për shumë vjet. Ata e meritojnë, ne e meritojmë. Në vitet e fundit ishim shumë afër. Vetëm dua të falënderojë të gjithë. Nuk ishte lehtë. Çfarë ekipi kishim përballë, si jemi mbrojtur dhe kemi kundërsulmuar. Kemi dhënë çdo gjë, nuk ishte e lehtë në pjesën e parë. Por finalet janë të këtilla. Nuk mund të presësh të luash mirë si gjithnjë. Emocionet dhe nervat janë prezente. Kemi garuar si shtazë. Ne duam më shumë. Kemi ambicie për më shumë. Është ëndërr. Ky moment nuk do të përsëritet. Shpresojmë për vitin tjetër, por tani meritojmë të festojmë. Për të gjithë lojtarët që e kanë bërë këtë klub të madh, Sergio Aguero e David Silva, ky trofe është për ta”, ka thënë Rodri.