Rritet vetëdija për dhurim organesh

Ekipet mjekësore prej 100 mjekë, infermierë dhe personel ndihmës në Spitalin Shtetëror të Kardiologjisë kanë arritur për herë të katërt të realizojnë me sukses transplantimin e zemrës. Zemra e një pacienteje 44-vjeçare, familja e së cilës dhuroi organet, filloi të rrah përsëri tek një pacient që vuante nga sëmundja e rëndë kardiovaskulare për disa vjet. Pacienti i operuar ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Marketing

“Po rritet vetëdija për rëndësinë e dhurimit të organeve. Çdo rast i radhës është më i lehtë. Është e dukshme se anëtarët e familjes e kanë të qartë se çfarë po bëjnë, prandaj edhe vendosin për dhurimin e organeve atëherë kur pacientët nuk mundet më të shpëtohen. Falë këtij akti të dhurimit dhe pajtueshmërisë mbrëmë u përfundua transplantimi i zemrës.”,- tha ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe.

Ky është transplantimi i katërt i zemrës në vend që nga maji i kaluar.
Sipas njoftimit nga ministri, Venko Filipçe, tre pacientë janë përgatitur mbrëmë për transplantim të organeve. Përveç zemrës, nga donatorë dy pacientë të moshës 30 dhe 23-vjeçare, do të marrin veshkat për të shpëtuar nga dializa. Ndërsa do të shfrytëzohen edhe inde të eshtrave.