Ruskoska: Të akuzuarit për “Organizimin e 27 prillit” e kanë ditur saktë çka po bëjnë

I akuzuari Trajko Veljanoski, jo vetëm që me sjelljen e tij si kryesues i Kuvendit, drejtpërdrejt ka kontribuuar për dhunën që ka ndodhur më 27 prill të vitit 2017, por edhe e arsyeton atë, tha prokurorja Vilma Ruskoska në fjalët përfundimtare në seancën për “Organizatorët e 27 prillit”. Ajo lexoi një mesazh nga Veljanovski, të dërguar deputetit Ilija Dimovski, me përmbajtjen “shiko, nëse ata vërtet e zgjedhin Talatin, në ora 17 menjëherë dhjetëra deputetë para kabinetit tim për ta mbrojtur kabinetin. Gjysma para kabinetit, gjysma në sallë”.

Marketing

Në këtë çështje, prokurorja Ruskoska komentoi nga kush është dashur ta mbrojnë kabinetin ata deputetë, gjegjësisht në një mesazh tjetër Veljanovski Dimovskit I kishte shkruar “do të ketë tenda”.

“Si e di i akuzuari Veljanoski se do të ketë tenda në ora 18:32 (27 prill të vitit 2017), nëse e dimë që dyert hapen dhe populli hyn në Kuvend pak para orës 18:50 minuta. E dinte sepse kishte një komunikim intensiv me të pandehurin Spiro Ristovski. Që i akuzuari Veljanoski ishte në vijim dhe e dinte të gjithë skenarin për të parandaluar kalimin paqësor të pushtetit buron nga mesazhi që ai i dërgoi Nikolla Todorov – “le të mblidhet populli”.

Kjo pasoi nga një mesazh drejtuar Ilija Dimovskit “njerëzit po hyjnë”, tha Ruskoska dhe pyeti se çfarë bëri Veljanvski, nëse ai kërkoi evakuimin e kolegëve, deputetëve dhe punonjësve në Kuvend.

“E vetmja gjë që ai kërkoi është të mbajë kabinetin e tij dhe të mos lejojë askënd të ulet në vendin e tij”, tha Ruskoska, duke lexuar një mesazh nga Veljanoski, dërguar rojës së tij të sigurisë Goran Gjoshevski (i dënuar për ngjarjet për të enjten e përgjakshme), ku ai udhëzon si të veprojmë dhe të mos lejojmë askënd të ulet në vendin e tij.

Përfaqësuesi i aktakuzës gjatë fjalëve të tij përmbyllëse për këtë çështje ka bërë paralele të ngjarjeve të 6 janarit të vitit 2021 në Kongresin e SHBA-së, gjegjësisht ajo theksoi se para hyrjes në tryezën e Kongresit, të gjithë punonjësit dhe kongresmenët janë evakuuar.

“Për dallim nga kryetari i atëhershëm, tani i akuzuar Trajko Veljanoski, shqetësimi i vetëm i të cilit ishte kabineti i tij dhe karrigia e tij”, deklaroi Ruskoska.

Në falët përmbyllëse gjithashtu u përmendën edhe veprimet e të akuzuarit Vladimir Atansovski, i cili shefin e tij të sigurimit e dërgoi në Kuvend, për t’i marrë hard disqet nga dhoma e monitorimit dhe të mbulohen gjurmët e krimit “rrezikim terrorist të rendit kushtetues”. Sipas Ruskoskës, të akuzuarit e dinin saktë se çfarë po bënin dhe hodhën gjithçka në një kartë me qëllim të vetëm që të parandalohet formimi i qeverisë nga shumica parlamentare tani më e siguruar.

Shefja e Prokurorisë themelore për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, Vilma Ruskoska, fjalët e saj përmbyllëse kundër të akuzuarve në rastin “Organizatorët e 27 prillit” i rrumbullaksoi me lexim të një pjese të kolumnën së gazetarit Erol Rizaov, ku ndër të tjera thuhet se “mbrojtjet e tilla patriotike të popullit për të mos e dhënë pushtetin edhe krahas zgjedhjeve të zbatuara në mënyrë të ligjshme çdoherë inkurajohen dhe organizohen nga udhëheqja më e lartë e shtetit me rekrutimin e dhunuesve dhe njerëzve të rrugës”.

Seanca e ardhshme për këtë rast është caktuar për më 6 korrik kur është paraparë që mbrojtja të fillojë me këto fjalë përmbyllëse.