Sadiku: Zgjedhje parlamentare të mbahen më 14 qershor

Azem Sadiku nga Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) pas takimit të liderëve tek presidenti Stevo Pendarovski, deklaroi se ata kishin propozuar mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare më 14 qershor.

Marketing

“Shëndeti publik është mbi të gjitha, por duhet të ketë zgjedhje. Sipas informacioneve tona, gjendja përmirësohet dhe 22 ditë pas Bajramit, ose më saktë, më 14 qershor, ne propozuam që të jetë dita e zgjedhjeve. Por duhet të mësojmë të jetojmë me virusin, sepse virusi do të jetë këtu për një periudhë më të gjatë”, tha Sadiku.

Ai theksoi se duhet të ketë zgjedhje kur të ketë kushte dhe të gjitha masat duhet të respektohen nga institucionet përkatëse.

“PDSH është e kënaqur nga këto zgjedhje dhe së bashku me virusin ta dërgojë në opozitë edhe partinë qeverisëse shqiptare dhe PDSH të jetë përfaqësues i denjë i shqiptarëve në katër vitet e ardhshme”, shtoi Sadiku.