Sadio Mane ‘xhepat plot’, kjo është shuma e pabesueshme që do të pranojë në Al Nassr

Sadio Mane, ish-anësori i Liverpool dhe Bayern Munich, është në prag të një kalimi te klubi i Arabisë Saudite, Al Nassr, transmeton Gazeta Metro.

Marketing

31-vjeçari pritet t’i nënshtrohet testeve mjekësore të hënën në Dubai pasi të dy klubet ranë dakord për një marrëveshje prej 24 milionë funtesh.

Kontrata e Mane me Al Nassr është vendosur të zgjasë deri në vitin 2027, me lojtarin që do të fitojë mbi 34 milion £ (40 milion €) në vit pa taksa, ekuivalente me më shumë se 650,000 £ në javë, siç raporton SkySport.

Nëse e analizojmë kontratën në tërsi, Mane do të fitojë rreth 136 milionë funte në total.

Ndërkombëtari senegalez do t’i bashkohet Cristiano Ronaldos në Ligën Pro Saudite, duke forcuar opsionet sulmuese të Al Nassr.