Sanksionet e Perëndimit/ Putin-rusëve: Nuk ka asgjë që ne s’mund të zgjidhim

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka folur sot në një televizion shtetërorë.

Marketing

Ai foli për vendet që ndërmarrin “hapa jomiqësore” kundër Rusisë dhe ekonomisë së saj – duke iu referuar sanksioneve të vendosura ndaj saj nga Perëndimi.

Ai tha se kërkesa është në rritje për disa gjëra, por ai nuk ka dyshim se këto probleme do të zgjidhen, “njerëzit do të kuptojnë se thjesht nuk ka asgjë që ne nuk mund ta zgjidhim”.

Ai më pas drejton gishtin drejt Perëndimit, duke thënë se ata “u bëjnë thirrje qytetarëve të tyre të shtrëngojnë rripat dhe të veshin disa rroba të ngrohta” , duke fajësuar sanksionet për përkeqësimin e situatës.

“Gjithçka po duket shumë e çuditshme”,-tha ai.

Ai vazhdon të këmbëngul se Rusia po përmbush detyrimet e saj për furnizimin me energji dhe nuk është fajtore për rritjen e çmimeve.

“Është rezultat i llogaritjeve të tyre të gabuara – mos na fajësoni ne”,-u shpreh Putin.