Sanksionohen 193 vozitës në Shkup, 40 vozitje të shpejtë

Ministria e Brendshme dje (15.04.2022) ka vazhduar me intensifikimin e kontrolleve të veprimit në fushën e trafikut.

Marketing

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 193 masa, nga të cilat 40 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 12 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, 8 sanksione për automjete me defekte teknike në transportin publik.

Janë shqiptuar nëntë masa për përdorimin e celularit, tetë sanksione për kalim sinjalizim të mbyllur (semafor të kuq), gjashtë masa për automjete të paregjistruara, tre sanksione për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit…

Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta, thuhet në kumtesën e MPB-së.