Semaforit do t’i shtohet edhe një ngjyrë në të ardhmen, kjo është arsyeja

Semaforët në të gjithë botën mund të ndryshojnë pasi ekspertët planifikojnë të shtojnë një dritë të katërt mes vrullit të zhvillimit të Inteligjencës Artificiale.

Marketing

Studiuesit në shtetin e Karolinës së Veriut kanë propozuar një sistem të ri të sinjaleve të trafikut në kryqëzime të rrugës një “dritë të bardhë me Inteligjencë Artificiale” për të lehtësuar bllokimin e qytetit.

Shkencëtarët sugjerojnë se kjo do të lehtësonte bllokimin në trafikun e qytetit dhe do të ulte konsumin e karburantit të shoferëve, duke u kursye shoferëve para me kalimin e kohës.

Drita e katërt do të përdoret për të rregulluar trafikun për automjetet me sistem vetë-drejtues dhe do të sinkronizohen me sistem e tyre kompjuterike, sipas studiuesit kryesor Ali Hajbabaie.

Hajbabaie dhe ekipi i tij provuan dhe testuan konceptin e “dritës së bardhë” në simulatorët kompleksë të mikro-trafikut, të cilët ishin akorduar për të parashikuar situatat e ndryshme që mund të ndodhnin në rrugë dhe se si do të reagonin makinat vetë-drejtuese ndaj tyre.

“Automjetet me sistem autonom përmirësojnë rrjedhën e trafikut, pavarësisht nga prania e semaforit të bardhë”, tha Hajbabaie.

Marketing