Shakhtari i fortë për Barcelonën, Newcastle e pëson nga Dortmundi

Kanë përfunduar të dy ndeshjet që ishin duke u zhvilluar momentalisht në kuadër të Ligës së Kampionëve, ku kemi rezultatet interesante dhe befasi.

Marketing

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Signal Iduna Park”, Borussia Dortmundi e ka mposhtur 2:0 Newcastle United, raporton KosovaPress.

Golat e fitores për skuadrën gjermane i shënuan Niclas Fullkrug (minuta e 26’) dhe Julian Brandt (minuta e 79’).

Me pikët e reja, Dortmundi ngjitet në krye të Grupit F me shtatë pikë, krahas Newcastle që renditet në vendin e tretë me katër pikë.

Po ashtu, krahas këtij takimi u zhvillua edhe ndeshja interesante mes Shakhtar Donetsk dhe Barcelonës, ku kjo e fundit u mposht si mysafire.

Barcelona u mposht 1:0 në stadiumin “Volksparkstadion”, ku golin e fitores për Shakhtarin e shënoi Danylo Sikan në minutën e 40’ të ndeshjes.

Me pikët e reja, Shakhtari ngjitet në kuotën e gjashtë pikëve në vendin e tretë, krahas Barçës që renditet e para me nëntë pikë.

Rezultatet finale:

Borussia Dortmund 2:0 Newcastle United

Shakhtar Donetsk 1:0 Barcelona