Shefi i OBSh-së thotë se Izraeli duhet të ndryshojë vendimin për bllokimin e ndihmës në veri të Gazës

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh), Tedros Adhanom Ghebreyesus ka thënë se Izraeli duhet të ndryshojë urgjentisht vendimin e tij për të bllokuar hyrjen e autokolonave ushqimore të organizuara nga agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) në veri të Gazës, ku sipas tij, nevojat humanitare janëurgjente.

Marketing

Tedros Adhanom Ghebreyesus përmes një shkrimi në “X” tha se ky vendim do të çojë në vdekjen e më shumë palestinezëve.

“Të gjitha përpjekjet për të ofruar ushqim jo vetëm që duhet të lejohen, por duhet të ketë një përshpejtim të menjëhershëm të dërgesave të ushqimit”, ka shkruar ai.

Marketing