Shekerinska: Nga sot jemi nën ombrellën e sigurisë euro-atlantike, e cila mbron milijarda njerëz nëpër botë( Video)

Ministrja e Mbrojtjes, Radmila Shekerinska gjatë fjalimit të saj në konferencën e sotme për media, për shkak të zyrtarizimit të anëtarësimit të RMV-së në NATO, vuri theks të veçantë në çështjen e sigurisë që do ketë shteti jonë, pasi që sipas saj në këtë aleancë euroatlantike sigurohet jeta e milijarda njerëzve nëpër gjithë botën.

Marketing

“Urime të gjithëve. Nga sot hyjmë nën ombrellën e sigurisë kolektive të aleancës euroatlantike e cila mbron milijarda njerëz nëpër botë. Këtë ditë e presim pothuajse 30 vite. Në disa momente mendonim se ky qëllim do të ngel i paaritur. Mirëpo, treguam se kur dëshiron, mundesh edhe të pamundurën të bësh të mundur”, theksoi Shekerinska.

Денешниов ден го чекавме речиси 30 години! Република Северна Македонија е полноправна членка на НАТО. Нека ни е честито! #WeAreNATO #StrongerTogether

Publiée par Radmila Sekerinska sur Vendredi 27 mars 2020