Shërbime shëndetësore në RMV, Mexhiti: Kosovarët nuk do të paguajnë dyfish

Aktualisht shumë qytetarë të Kosovës shfrytëzojnë shërbime shëndetësore në Maqedoninë e Veriut, por për dallim nga sektori privat, ku pagesat janë të njëjta, në sektorin publik, çmimet për ta janë dyfish më të shtrenjta.

Marketing

Por, ministri i shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, thotë se tani e tutje kjo nuk do të jetë kështu, pasi qytetarët e Kosovës, shërbimet shëndetësore në Institucionet publike të RMV-së do të mund t’i kryejnë me çmim të njëjtë me qytetarët e RMV-së.

“Qytetarët e Kosovës kanë paguar çmime të dyfishta edhe atë vetëm në shëndetësinë publike, jo në atë private. Në atë private edhe ju si gazetare edhe ata të Kosovës kanë qenë të barabartë, kanë pasur një çmim të njëjtë, në shëndetësinë publike ka pasur një dallim të madh, edhe atë prej ditën e parë kam pasur takim, kam thirrur edhe ambasadorin të përfaqësojë shtetin e Kosovës në Maqedoni dhe kemi rënë dakord dhe menjëherë kam marrë masa dhe i kam drejtuar te të gjithë, te klinikat dhe organizatat shëndetësore në RMV dhe të gjithë sistemin publik shëndetësor që kjo të nivelizohet të ketë çmim të njëjtë, si për të vendit, si për të huajt, për nevojat shëndetësore.”, – deklaroi ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti.

Mexhiti njëherit theksoi se ka marrë masa që kjo çështje të rregullohet edhe për shqiptarët e Shqipërisë, të cilët i vizitojnë spitalet në Resnjë dhe Ohër, ndërsa kjo çështje është diskutuar edhe me ambasadorin e Greqisë për bashkëpunim të njëjtë bilateral me shtetin grek.

Marketing