Shfaqet sërish Zelensky: Nuk i ulim armët, koalicioni kundër luftës po funksionon

Në një video të re të postuar në Twitter të shtunën në mëngjes, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mohoi çdo raportim se Ukraina ka hedhur armët, në një postim të titulluar “Mos u besoni falsifikimeve”.

Marketing

“Unë jam këtu. Ne nuk po i ulim armët. Ne do të mbrojmë vendin tonë, sepse arma jonë është e vërteta dhe e vërteta jonë është se kjo është toka jonë, vendi ynë, fëmijët tanë dhe ne do t’i mbrojmë të gjitha këto.” tha ai.

“Kjo është ajo. Kjo është gjithçka që doja t’ju them. Lavdi Ukrainës.”

Në një postim të veçantë në Twitter atë mëngjes, ai shtoi se sapo kishte folur me presidentin francez Emmanuel Macron.

“Armët dhe pajisjet nga partnerët tanë janë rrugës për në Ukrainë”, shkroi ai.“Koalicioni kundër luftës po funksionon!”