Shkëndija ndalet nga Akademia Pandevi, barazon edhe Struga

Shkëndija e Tetovës është ndalur nga Akademia Pandevi në Tetovë, duke barazuar 1:1 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 14-t në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut. Lupço Doriev gjeti golin për kuqezinjtë, përderisa skuadra nga Strumica barazoi përmes Gjorgjievskit. Kujtojmë se skuadra e Qatip Osmanit këtë ndeshje e mbylli me një lojtar më pak në fushë, pasi Sabit Bilalli u ndëshkua me karton të kuq. Ndërkohë as Struga Trim Lum nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1:1 me Rabotniçkin në transfertë. Fitore ka marrë Makedonija Gjorçe Petrovi e udhëhequr nga Muharem Bajrami, që mundi Pobedën me rezultatin 3:1, përderisa Bregallnica në shtëpi triumfoi ndaj Tikveshit me shifrat 2:1.

Marketing