Shkup, korsi të reja për biçikleta

Qyteti i Shkupit kumtoi se kanë filluar apo do të fillojnë punët ndërtimore të korsive për biçikleta apo për këmbësore me gjatësi të përgjithshme prej mbi pesë kilometra.

Marketing

Korsi të reja për biçikleta do të ketë në bulevardin “Boris Trajkovski” – nga udhëkryqi afër bulevardit “Krushevska Republika” (Kombinati i duhanit) afër ish fabrikës “Staklara” (3132 metra), në rr “11 Tetori” – nga udhëkryqi në bulevardin “Krushevska Republika” (Kombinati i duhanit) deri në udhëkryqin me bulevardin “Koço Racin” (666 metra) në bulevardin “Kërste Petkov Misirkov” – nga udhëkryqi me bulevardin “Kuzman Josifovski Pitu” deri te rrethrotullimi në Bit Pazar (1142 metra) dhe në rrugën “Butelska” deri te udhëkryqi me rrugën “Dushko Popoviq” (310 metra).

“Paralelisht me këto korsi të biçikletave, ekipet e NP ‘Rrugë dhe Rrugica’ punojnë në rikonstruimin e korsive të biçikletave në bulevardin ‘8 Shtatori’ – nga udhëkryqi me bulevardin ‘Mitropolit Teodosij Gologanov’ deri te udhëkryqi me rrugën ‘Skupi'”, kumtoi Qyteti i Shkupit.

Marketing