Shkupi eliminon Rabotniçkin dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës

Skuadra nga Çairi, FC Shkupi pas fitores së sotme 1-0, kundër Rabotniçkit në takimin e zhvilluar në kampin stërvitor të FFM-së, bëhet skuadra e katërt gjysmëfinaliste e Kupës së Maqedonisë së Veriut në futboll.

Marketing

Pas 90 minutave lojë dhe raste nga të dyja ekipet, vendosi goli i mbrojtësit Mario Mlladenovski në minutë e 16-të të pjesës së pare që rezultoi të jetë edhe vendimtar për epilogun e kësaj ndeshje . Pra, ekipi FC Shkupi në gjysmë finale I bashkëngjitet Voska Sport-t, që mundi Bregallnicën në Shtip 1-0, Makedonija Gj.P , që mundi Sileksin dhe Tikveshit që pas ekzekutimit të penaltive mundi AP Brera 5-4 meqë në kohën e rregullta ndeshja përfundoi me barazim 1-1.

Ndeshjet gjysmëfinale do të zhvillohen me nga dy ndeshja shkuarje ardhje dhe atë ndeshjet e para zhvillohen më 3 prill 2024, ndërsa kthyese më 17 prill 2024. Dy ekipet fituese do të takohen në finale, ndërsa ekipi fitues do të përfaqësoj vendin në Ligën e Konferencës në edicionin 2024/2025.