Shpërthen raketa kineze në atmosferë, pjesët e saj bien në Shqipëri

Faqja e specializuar për parashikimin e motit në Europë, Meteoweb e cila vëzhgon gjithashtu dhe hapësirën, bën me dije se një raketë kineze është rrëzuar disa kilometra larg Italisë në të cilën është prekur dhe Shqipëria.

Marketing

Raketa kineze CZ-2C-Y35, është lëshuar në orbitë në vitin 2014 dhe ka dalë jashtë kontrollit në atmosferën e Tokës pasditen e së shtunës 21 janar në orën 16:12, duke u përplasur mbi Libinë veriore dhe pjesët e saj i janë drejtuar Greqisë perëndimore dhe Shqipërisë.

Informacioni u dha sot, ndërsa nuk përjashtohet që disa mbeturina nga raketa të kenë mbërritur në tokë pavarësisht se mund të jenë shpërbërë plotësisht.