Shpërthim i fuqishëm në Romë (VIDEO)

Pasditen e sotme një zjarr ka rënë, në një park në lagjen Cedotcelle, në kryeqytetin italian, Romë.

Marketing

Siç raportojnë mediat italiane, zjarri është përhapur në një qendër çmontimi makinash, duke shkaktuar një sërë shpërthimesh në automjetet e grumbulluara.

Zjarrfikëset, policia dhe karabinierët kanë shkuar në vendngjarje. Sipas informacioneve të deritanishme nuk ka viktima, ndërsa është vendosur evakuimi paraprak i pesë pallateve. https://youtu.be/0_50K9HI6zM