Shqipëria heq të gjitha masat anti-kovid

Komiteti Teknik i Ekspertëve për menaxhimi me pandeminë e Kovid-19, sot solli vendim me të cilin, prej më 1 maj hiqet detyrimi për posedimin e certifikatës për vaksinim apo vërtetimit për tejkalim të virusit, si dhe test PCR negativ dhe teste anti-gjen për të gjithë shtetasit e huaj gjatë hyrjes në vend.

Marketing

Sipas Mira Rakacolli, kryetare e Komitetit Teknik të Ekspertëve dhe zëvendësministre e Shëndetësisë, kjo po bëhet duke pasur parasysh gjendjen epidemiologjike stabile por edhe në interes të turizmit.

“Duke nisur nga 1 maji çdo shtetas që futet në pikat tona kufitare nuk duhet të paraqesë as certifikatën e vaksnimit dhe testin PCR. Maskat nuk janë më të detyrueshme as në ambientet e mbyllura, por sugjerohen të mbahen. Komiteti i rekomandon ministrisë së brendshme që të lejohet muzika edhe pas orës 23:00 nëpër bare dhe restorante”, tha Rakacolli.

Sipas vendimit të Komitetit, fillon vaksnimi me dozë të katërt për personat mbi 60 vjeç dhe ata që kanë sëmundje imunitare apo sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Студент кој открил лек за дијабетес открива:
“Numri i rasteve të infektuara me Kovid ka rënë ndjeshëm. Pozitiviteti është 3,8 për qind i numrit të testimeve dhe aktualisht me Kovid janë 430 qytetarë. Ndërsa në spital ka vetëm 5 pacientë edhe pse u hoqën të gjitha masat kërkohet me insistim të vazhdojë vaksinimi i qytetarëve. Në Shqipëri janë të vaksinuar me një dozë 60,8 për qind e popullsisë”, tha Rakacolli.