Shqipëria ia zgjatë dorën Kosovës, i ofron bregdetin për lundrim në kandidaturën për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

Dy homologët shqiptarë, ministri Çeku dhe ministrja Knushi sot kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit ndërmjet dy ministrive të sportit në Kosovë dhe Shqipëri për mbështetje të kandidaturës së Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare, Prishtina 2030.

Marketing

Kjo mbështetje institucionale dhe organizative e kandidaturës, parasheh organizimin e sportit të lundrimit në bregdetin shqiptar.

E pranishme në këtë ceremoni ishte edhe zëvëndësministrja e sportit, Daulina Osmani.

“Ky është një angazhim tjetër i përbashkët për xhvillim të sportit në nivel kombëtar” thuhet ndër të tjera në njoftim.